Katër persona në rrezik për jetë pas shpërthimit të fuqishëm në Ferizaj

16:26 | 05 Janar 2021

41 pacientë kanë kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Ferizajt.

Jeton Zeqiri drejtor i Spitalit Rajonal në Ferizaj ka thënë se tetë prej të lënduarve janë dërguar në QKUK, ndërsa 4 prej tyre janë në rrezik për jetë

“Tetë prej të lënduarve janë dërguar në QKUK të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkaq 4 prej tyre kanë djegie të lartë dhe që janë në rrezik për jetë”, ka thënë ai.

Ndërsa, zëdhënësi i policisë në rajonin e Ferizajt, Emin Beqiri ka thënë për lajmi.net se numri i të lënduarve ka shkuar në 41.

“Deri më tani janë 41 persona të lënduar, prej tyre shtatë janë në gjendje më të rëndë dhe janë dërguar për në QKUK në Prishtinë. Ndërsa në mesin e të lënduarve janë edhe dy fëmijë”.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që kanë quar deri tek ky shpërthim, derisa në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet emergjente të cilat po merren me hetimet e rastit.

Komento: