Katër persona janë privuar nga jeta për tokë këtë vit.
Vetëm në katër muajt e parë të këtij viti, në vend kanë ndodhur katër vr.asje për tokë. Rasti i fundit është në Viti, ku mbeti pa shenja jete 59 vjeçari, Muhamet Ismajli nga fshati Sadovinë e Çerkezëve në Viti.
Atij dje iu dha lamtumira e fundit në varrezat e këtij fshati, shkruan Express.
Tunë Bezhi 40 vjeçar nga fshati Marmull i Gjakovës u privua nga jeta në mars për 15 ari tokë.
Po gjatë muajit mars për shkak të trashëgimisë (kontest pronësor) I.G. 64 vjeçar dyshohet se u privua nga jeta nga vëllai. Kjo ndodhi në fshatin Studenqan të Suharekës.
M.N 49 vjeçar u gjet i vdekur të dielën në fshatin Reka e Allages në Rugovë, për shkak të lëdnimeve që mori nga sëpata prej disa familjarëve të tij. Privimi nga jeta ndodhi për shkak të malit.
Ndërsa, për tokë u privua nga jeta vra të enjtes Muhamet Ismajli 59 vjeç nga fshati Sadovinë e Çerkezëve në Viti. Atij dje iu dha lamtumira e fundit në varrezat e këtij fshati.