Katër persona raportohen të zhdukur brenda një dite në Kosovë, policia nis hetimet

09:21 | 05 Shtator 2026
zhduket-nje-vajze-e-mitur-nga-nje-strehimore-ne-prishtine

Katër persona janë raportuar të zhdukur brenda një dite në Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës, rastet kanë ndodhur në lokacione të ndryshme dhe janë raportuar nga familjarët e personave të zhdukur, raporton IndeksOnline.

Policia ka njoftuar se për të gjitha rastet janë nisur hetimet.

Rastet janë bërë të ditura përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Raporti i policisë së Kosovës:

· Fsh. Siboc i Epërm, Podujevë 04.09.2026 – 08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.

· Drenas 04.09.2026-17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.

Prizren 04.09.2026-NN. Ankuesja ka informuar se mbesa e saj (vajza e vëllait) femër shtetas e Shqipërisë e mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Ymer Basha, Pejë 28.08.2026-NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se motra e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime.

Komento: