Katër persona të lënduar nga një aksident në Mitrovicë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Katër persona të lënduar nga një aksident në Mitrovicë

22:56 | 31 Janar 2020

Aksidentet e trafikut janë bërë shumë të shpeshta në vendin tonë.

E një i tillë ka ndodhur edhe sonte në Mitrovicë.

Rreth këtij rasti ka folur Avni Zahiti, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte rreth orës 20:00, në Tunelin e parë në Mitrovicë. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e aksidentit lëndime kane pësuar katër persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës.”, u shprehë ai.

Komento: