Dy nga policët e lënduar nga aksidenti në fshatin Grabovc në veri të Kosovës tashmë janë sjellë për trajtim ën Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Edhe dy të tjerë po sillen po në këtë qendër prej Spitalit të Mitrovicës ku morën trajtimin pas aksidenit.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj.
“Dy prej tyre janë transferu në QKUK, i treti është duke u nisur kurse polici i katërt i lënduar nga aksidenti është duke u përgatitur për transferim”, tha ajo për gazetën online Reporteri.net.
Kujtojmë se nga ky aksident mbetën të lënduar 8 policë.