Katër raste të dhunës në familje, katër burra dërgohen në mbajtje

11:56 | 03 Korrik 2024
kater-raste-te-dhunes-ne-familje,-kater-burra-dergohen-ne-mbajtje

Policia e Kosovës ka raportuar katër raste të dhunës në familje në 24 orëshin e fundit.

Tri raste janë raportuar në qytetin e Pejës, ku tre persona të dyshuar janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Rasti tjetër ka qenë në Gjakovë, ku një person poashtu është dërguar në mbajtje.

Njoftimi:

DHUNË NË FAMILJE

· Pejë 01.07.2024 – 23:50. Viktima femër kosovare ka njoftuar se bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar vazhdimisht ushtron dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Pejë 02.07.2024 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër shtetase e Shqipërisë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Pejë 01.07.2024 – 16:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar që është përdorues i substancave narkotike vazhdimisht ushtron dhunë psikike ndaj familjarëve. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

. Gjakovë 02.07.2024 – 00:40. Viktima femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar (ish-bashkëshorti i saj) duke e shkelur urdhrin mbrojtës ka shkuar te dera e shtëpisë së saj dhe e kishte shqetësuar. I dyshuari është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Komento: