Katër raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

10:12 | 09 Janar 2023

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve në Kosovë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, raste e dhunës në familje kanë ndodhur në Prishtinë, Gjakovë dhe Vushtrri.

Në tri rastet e dhunës në familje, viktima kanë qenë gratë ndërsa tek një tjetër, viktimë e dhunës ka qenë një nënë.

PushimiShkurt / A je pernime artist nëse qëndron neutral ndaj temave sikurse dhuna seksuale? Podcast me Lola Sylaj nga kolektivi “Haveit”

Raportet nga këto raste:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 08.01.2022-14:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar ta sulmoj. Me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt.

Prishtinë 08.01.2023 – 23:20. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj . Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 08.01.2023 – 23:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima nuk ka dashur të marrë trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Vushtrri 07.01.2023 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes se tij, viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar, rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Komento: