Katër raste të dhunës në familje, Policia jep detaje: Tre persona janë dërguar në mbajtje

10:56 | 29 Janar 2026
kater-raste-te-dhunes-ne-familje,-policia-jep-detaje:-tre-persona-jane-derguar-ne-mbajtje

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje. Të njëjtat, njofton Policia kanë ndodhur në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë e Jugut dhe në Mitrovicën e Veriut.

Tutje nga policia është theksuar edhe se janë arrestuar tre persona, të cilët janë dërguar në mbajtje.

Raporti:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë/ 28.01.2026-22:30, Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht dy viktimat kosovarë. Njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë/ 28.01.2026-12:30. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor nën dyshimin se  e njëjta është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima pas tretmanit mjekësor është kthyer në shtëpinë e saj ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe  pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Mitrovicë Jugu 28.01.2026, 12:59. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare ka kanosur viktimën mashkull kosovar dhe njëherësh kishte tentuar ta sulmoj edhe viktimën femër kosovare. E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe nga ajo janë sekuestruar dy thika të vogla të kuzhinës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Mitrovica veri/ 28.01.2026-21:42, Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima  nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Komento: