Katër refugjatë sirianë janë gjetur sot në një maune pasi u futen ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur Dogana e Kosovës përmes një komunikate për medie, ku thuhet se gjatë kontrollimit të mauneve, oficerët doganorë kanë hasur në refugjatët të cilët po vinin nga Greqia.
“Gjatë kontrolleve doganore të një maune nga Greqia oficerët kanë gjetur 4 (katër) refugjat nga Siria. Refugjatëve u është ofruar ndihma e nevojshme, gjithashtu rasti ka vazhduar tek Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.