Zhegrova po kërkohet nga katër skuadra të mëdha evropiane.
Vera e vitit 2020 pritet të jetë shumë e rëndësishme për Edon Zhegrovën.
Ylli i Kombëtares së Kosovës, me të përfunduar këtë sezon do të largohet nga Basel, për t’u rikthyer në Belgjikë te Genk, me skuadrën zvicerane që ka refuzuar të shfrytëzojë të drejtën për transferimin e 21 vjeçarit.
Por, qëndrimi te Genk nuk do të jetë i gjatë për Zhegrovën, pasi ai po kërkohet nga katër skuadër të mëdha evropiane.
Derisa mediet angleze kanë raportuar për interesimin e Chelsea dhe Ëolves, është tani ‘Footmercato.net’, që hap edhe një dritare të re për Zhegrovën, përcjell lajmi.
Janë dy skuadra të Ligue 1, Lille dhe Marseille, që pas COVID-19 pritet të shpejtojnë lëvizjet për sigurimin e shërbimeve të tij.
Në rast transferimi në Ligue 1, Zhegrova do të gjente Arbër Zenelin, që është pjesë e Reims.