Katër të arrestuar pas dëmtimit të Xhevahireve të Kurorës në Kullën e Londrës

15:56 | 06 Dhjetor 2025
Katër të arrestuar pas dëmtimit të Xhevahireve të Kurorës në Kullën e Londrës

Katër persona janë arrestuar pasi shkaktuan dëme në Xhevahiret e Kurorës në Kullën e Londrës, duke përdorur krem pastiçerie dhe copa molle.

Incidenti ndodhi mëngjesin e së shtunës, duke dëmtuar kutinë mbrojtëse ku ekspozohet Kurora Shtetërore Perandorake.

Policia Metropolitane njoftoi se katër të dyshuarit janë arrestuar për dëme kriminale dhe janë dërguar në paraburgim.

Për shkak të hetimeve që vazhdojnë, Shtëpia e Xhevahireve të Kullës së Londrës mbetet e mbyllur për publikun.

Grupi “Take Back Power”, i cili e përshkruan veten si një lëvizje e re civile jo e dhunshme, mori përgjegjësinë për incidentin.

Në një deklaratë, grupi tha se veprimi kishte për qëllim të kërkonte krijimin e një asambleje të përhershme qytetare – një “Dhomë të Popullit” – me kompetenca për të taksuar pasurinë ekstreme dhe për të “rregulluar Britaninë”.

Komento: