Katër të lënduar në Bogë, pasi një motor bore u përplas me një shtyllë elektrike

18:26 | 25 Janar 2026
kater-te-lenduar-ne-boge,-pasi-nje-motor-bore-u-perplas-me-nje-shtylle-elektrike

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot pasdite në fshatin Bogë të Rugovës.

Siç ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, për Klankosova aksidenti ndodhi pasi një motor bore është përplasur në një shtyllë elektrike duke shkaktuar lëndimin e katër personave.

“Policia është në vendin e ngjarjes”, tha tutje Rugova.

Komento: