Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në hyrje të Fushë-Kosovës.
Në këtë aksident zingjiror janë përfshirë disa vetura.
Nga policia bëjnë të ditur se katër persona kanë pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësja e policisë, Arlinda Rexhepi-Gerxhaliu, tha për Gazeta10 se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, në aksin Veternik-Bresje.
“Policia, rreth orës 17:00, është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, pjesa Veternik-Bresje. Njësia policore njofton se në aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e këtij aksidenti, deri tani, është raportuar për katër persona të lënduar, derisa lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe emergjenca për trajtim të procedurave të mëtejme”, deklaroi Rexhepi-Gerxhaliu./Gazeta10