Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një vetaksident në Prizren, kështu bën të ditur Policia.
Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Një automjet në transitin e vjetër ka dalë prej rrugës, policia ka arritë në vendin e ngjarjes bashkë me njësinë e hetimeve të trafikut rajonal të cilët po merren me ekzaminimin”, ka thënë Osmanollaj.
Ai ka shtuar se si pasojë e këtij vetaksidenti janë lënduar katër persona të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Ndihmë mjekësore në emergjencë kanë kërkuar katër persona, mirëpo të njëjtit kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Policia po vazhdon me hetimet në vendin e ngjarjes për të mësuar arsyen e cila ka mundur të çojë deri te ky aksident”, ka thënë Osmanollaj.