Katër të lënduar nga një aksident në Pejë, një person në gjendje të rëndë

11:27 | 21 Prill 2019

Aksidentet e trafikut vetëm sa po shkojnë e shtohen në vendin tonë.

Të shtunën në rrugën Prishtinë-Pejë ka ndodhur një aksident trafiku.

Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Zahaq bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate.

“Në këtë aksident ishin të involvuara dy automjete, një ‘Mitsubishi’ dhe një ‘BMË’, si pasojë e aksidentit 4 (katër) persona kanë pësuar lëndime trupore, 3 (tre) nga të lënduarit pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin Rajonal në Pejë lirohen për në shtëpi, ndërsa 1 (një) nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar ne QKUK-Prishtinë”, theksohet në komunikatë.

Bëhet e ditur se hetuesit e rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rast në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit.

Komento: