Katër të lënduar si pasojë e aksidentit mes katër veturave në rrugën Veternik-Bresje

20:08 | 15 November 2024

Një aksident mes katër veturave në rrugën Veternik-Bresje la të lënduar katër persona.

Rastin për klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësja e policisë Arlinda Rexhepi-Gërxhaliu.

“Policia, rreth orës 17:00, është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, pjesa  Veternik-Bresje. Njësia policore njofton se në aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e këtij aksidenti, deri tani, është raportuar për katër persona të lënduar”, tha Rexhepi-Gërxhaliu.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe emergjenca për trajtim të procedurave të mëtejme.

Komento: