
Katër të mitur janë sulmuar fizikisht nga tre persona në Prishtinë.
Policia njofton se si pasojë e sulmit, viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka u është ofruar tretman mjekësor.
Dy prej të dyshuarve janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.