Katër të plagosurit e Podujevës transferohen në disa klinika, kjo është gjendja e tyre

12:05 | 03 Korrik 2026
kater-te-plagosurit-e-podujeves-transferohen-ne-disa-klinika,-kjo-eshte-gjendja-e-tyre

Katër të plagosurit nga përleshja e armatosur të enjten pasdite në Podujevë, po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, e ka konfirmuar se pacientët janë transferuar në disa klinika për trajtim të mëtutjeshëm.

Pacienti A. Islami, i cili ishte kalimtar i rastit, në momentin që u plagos, është dërguar në Klinikën e Kirurgjisë Maksilofaciale, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, gjatë së cilës predha është larguar me sukses dhe është realizuar trajtimi kirurgjikal i të gjitha dëmtimeve të evidentuara.

“Aktualisht, pacienti ndodhet në gjendje stabile, me parametra të mirë shëndetësorë. Ai do të vazhdojë trajtimin dhe monitorimin pas operacionit, në përputhje me protokollet e Klinikës së Kirurgjisë Maksilofaciale.” – ka thënë Qyqalla për Klan Kosovën.

Ndërsa tre të tjerët, që ishin personat kryesorë të përfshirë në përleshje, po trajtohen në klinika të ndryshme.

Klani mëson se anëtarët e familjes Zejnullahu, 36-vjeçari është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, ndërsa 32-vjeçari ndodhet në Mjekimin Intensiv Qendror. Ky i fundit është operuar dje, pas plagës që ka marrë në kokë gjatë konfliktit.

Edhe Agim Xhemajli po trajtohet në QKUK dhe i njëjti është dërguar në Kirurgjinë Torakale, për trajtimin e mëtejmë.

Komento: