Katër të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut

12:07 | 20 Maj 2020

Po vazhdon të rritet nurmi i të vdekurve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar katër viktima nga Covid-19.

Dy viktima janë nga Shkupi, një nga Prilepi dhe një nga Tetova.

16 pacientë tanimë rezultojnë të shëruar njofton Alsat-M.

Ndërkohë që janë kryer gjithsejtë 512 teste dhe pozitiv kanë rezultuar 19 persona.

Komento: