Katër transferimeve në verë i do Manchester United

20:53 | 12 May 2023

Manchester United i do katër transferime në verë – tashmë dihen pozitat.

Manchester United ka identifikuar katër pika kyçe për t’u forcuar pasi Sir Jim Ratcliffe duket i vendosur ta blerë klubin nga Fanmilja Glazer.

Djajtë e Kuq janë në vendin e katërt në tabelë, një pikë më shumë se Liverpooli, por kanë një lojë më pak të zhvilluar.

Me synimin për t’u kualifikuar për në Ligën e Kampionëve për edicionin e ri, skuadra e Old Trafford raportohet se do të merret nën kontroll në fund të sezonit nga Sir Jim Ratcliffe.

Klubi ka identifikuar tashmë katër pika kyçe për t’u përmirësuar, sipas Daily Express, me një portier, mbrojtës të djathtë, mesfushor dhe numrin 9 në listën për afatin e verës.

David de Gea do të nënshkruajë një marrëveshje të re në Old Trafford, por Djajtë e Kuq janë të prirur të sjellin një portier ta sfiduar për vendin e titullarit.

Për më tepër, raportimi thotë se Manchester United ‘është i hapur për forcimin në krahun e djathtë’, ndërsa dy shënjestrat janë si Denzel Dumfries dhe Jeremie Frimpong.

Pavarësisht formës mbresëlënëse të fundit të Aaron Wan-Bissaka dhe sezonit të mirë të Diogo Dalot, Erik ten Hag është ende i etur për të sjellë një mbrojtës të krahut të djathtë.

United thuhet gjithashtu se është i prirur për të sjellë një tjetër opsion në mesfushë për sezonin e ardhshëm, “pavarësisht se çfarë ndodh me Marcel Sabitzer”.

Klubi besohet të mos jetë i gatshëm të paguajë vlerën prej 30 milionë euro për austriakun e huazuar pasi ai mund të kthehet në Bayern Munich në verë.

Më në fund, skuadra e Ten Hag thuhet se po kërkon të nënshkruajë një lojtar të ri për shkak të formës jokonsistente të Wout Weghorst dhe Anthony Martial.

Më parë u raportua se Djajtë e Kuq mund të kërkojnë të bëjnë një ofertë për Harry Kane sapo të përfundojë marrja e tij.

Sidoqoftë, një marrëveshje me Tottenham Hotspur mund të rezultojë e vështirë për t’u negociuar pasi Victor Osimhen gjithashtu është lidhur me një lëvizje në Old Trafford.

Komento: