Katër vite në Hagë/ Ish-drejtuesit e UÇK-së dhe avokatët flasin për procesin gjyqësor të Speciales ndaj Thaçit dhe të tjerëve

08:08 | 06 November 2024
kater-vite-ne-hage/-ish-drejtuesit-e-uck-se-dhe-avokatet-flasin-per-procesin-gjyqesor-te-speciales-ndaj-thacit-dhe-te-tjereve

Tash e katër vite ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ndodhen nën masën e paraburgimit në Hagë, ku janë duke u gjykuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ata akuzohen nga Prokuroria speciale e Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasje, torturë dhe trajtim mizor gjatë periudhës 1998–1999.

Procesi gjyqësor ka filluar më 3 prill 2023, pas më shumë se dy vjetësh nga konfirmimi i aktakuzës, dhe të katër të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat.

Lidhur me këtë katër përvjetor të arrestimit për FrontOnline kanë folur deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës, ish komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku dhe avokati Skënder Musa.

Deputetja e PDK-së: Katër vjet privim nga liria është puro padrejtësi që po bëhet në emër të drejtësisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër procesin gjyqësor në Hagë dhe ka shprehur shqetësimin për katër vitet e paraburgimit të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ajo e ka quajtur këtë një “puro padrejtësi” që po bëhet në emër të drejtësisë dhe ka theksuar se Gjykata e Hagës është një ofendim për parimet bazë të drejtësisë.

‘’Katër vjet privim nga liria është puro padrejtësi që po bëhet në emër të drejtësisë. Gjykata e Hagës është ofendim për parimet bazë të drejtësisë, e cila pa fije dyshimi do të jetë në anën e çlirimtarëve tanë’’, tha Musliu për FrontOnline.

Musliu ka shprehur besimin se, pavarësisht vështirësive, krerët e UÇK-së do të dalin fitimtarë, pasi, sipas saj, ata janë çlirimtarët e Kosovës dhe do të mbeten gjithmonë të tillë.

‘’Ata do të kthehen fitimtarë, sepse të tillë janë dhe të tillë do të mbetem përgjithmonë’’, tha Musliu.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Nuk besoj nëdrejtësinë e Gjykatës Speciale

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sami Lushtaku, ka shprehur dyshimet e tij për drejtësinë e procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë për krerët e UÇK-së.

Lushtaku ka kritikuar mënyrën se si po mbahet në paraburgim për katër vjet një grup i të akuzuarve për krime lufte, duke thënë se kjo nuk ka ndodhur kurrë në botë dhe se nuk ka arsye të mbahen në paraburgim për kaq shumë kohë.

‘’Së pari unë nuk besoj në në këtë drejtësi dhe jam skeptik që tëjem i sinqertë ajo që po ndodhë tashmë me krerët e UÇK-së tashmë qe 4 vite janë në paraburgim, nuk ka askund në botë. Njëi akuzuar të mbahet në paraburgim 4 vite është shumë’’, tha Lushtaku për FrontOnline.

Ai ka akuzuar institucionet e Kosovës për dështim në mbrojtjen e të akuzuarve dhe ka thënë se nuk kanë bërë asgjë për t’i mbështetur ata në procesin gjyqësor në Hagë.

‘’ Institucionet e Kosovës nuk kanë bërë mjaftueshëm për ata qëpo gjykohen në Hagë, në mënyrë absolute nuk kanë bërë’’, tha Lushtaku.

Në deklaratën e tij, Lushtaku ka theksuar se, nëse krerët e UÇK-së dënohen, do të dënohet lufta e UÇK-së, populli shqiptar, familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët, si dhe të gjithë ata që luftuan për çlirimin e Kosovës

‘’ Nëse rastësisht dënohen krerët, dënohet lufta e UÇK-së, dënohetpopulli shqiptar, dënohen familjet e dëshmorëve , invalidët e veteranët e ata që kanë bërë përpjekje për çlirim’ ’theksoiLushtaku.

Ai ka kritikuar ashpër institucioneve kosovare, duke thënë se asnjëherë nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta mbrojtur këtë kauzë, dhe ka përmendur se, ashtu siç ka ndodhur, as emrat e tyre nuk janë përmendur në momente kyçe.

Hisen Berisha në katër-vjetorin e arrestimit të krerëve të UÇK-së– epilogu nuk mund të jetë gjykues e aq më pak dënues

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me procesin gjyqësor të Dhomave të Specializuara në Hagë. Ai ka theksuar se, pavarësisht kalimit të viteve, ende nuk është ngritur aktakuzë mbi bazën e të dhënave që ka kjo Gjykatë, duke vënë në dyshim seriozitetin e këtij procesi.

Berisha ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të kuadrit të gjykatës, të cilat, sipas tij, tregojnë për mungesë profesionalizmi dhe efikasiteti.

Ai gjithashtu ka komentuar izolimin e grupit të ish-krerëve të UÇK-së gjatë periudhës së hetimit, duke e konsideruar këtë një shkelje të të drejtave të tyre.

Berisha ka theksuar se dëshmitarët që janë përdorur në gjykim janë të paguar dhe të blerë, duke sugjeruar se procesi po orientohet drejt një gjykimi politik dhe jo të drejtë.

‘’Është parë edhe përmes dëshmitarëve , është parë edhe jo serioziteti i tyre, është parë se ata janë të blerë, të paguar që ështëtentuar më shumë të bëhet një gjykim politik sesa një vendosje e drejtësisë’’, potencoi Hiseni.

Ai e ka quajtur këtë një ofendim për luftën çlirimtare të Kosovës dhe ka shprehur dyshime se vendimi i gjykatës do të jetë i drejtë.

‘’Ky është një ofendim tonë dhe objektivin e luftës tonë çlirimtarepor epilogu nuk mund të jetë gjykues e aq më pak dënues’’,përfundoi Hiseni.

Avokati Musa: Procesi ka marrë një drejtim të qartë drejt përfundimit

Avokati Skënder Musa ka komentuar mbi zhvillimet e procesitgjyqësor të krerëve të UÇK-së, duke theksuar se fillimisht procesi ka pasur vonesa, por tani po përparon më shpejt dhe më mirë.

Ai ka theksuar se numri i dëshmitarëve është afruar dhe disa prej tyre janë reduktuar, duke sugjeruar se procesi ka marrë një drejtim të qartë drejt përfundimit.

‘’ Procesi gjyqësor për krerët e UÇK-së fillimisht ka qenë izvarritur, tash po shkon më shpejtë dhe më mirë, është afruar numri i dëshmitarëve disa janë reduktuar dhe po shihet se procesika marrë një rrugës drejt përfundimit e sipër’’, tha Musa për FrontOnline.

Musa thotë se edhe pse nuk mund të pritet që gjykimi të përfundojë shumë shpejt, ai ka besim se brenda një viti ose një viti e gjysmë, ky proces do të përfundojë.

Komento: