Katërfish më shumë biznese mbylli këtë vit ATK, mblodhi më shumë para se vitin e kaluar

21:00 | 05 September 2021

Gastronomët po dalin të jenë kategoria më e prekur nga masat kufizuese anti-COVID.

Bizneset kosovare po kontrollohen pothuajse në baza ditore se sa po i respektojnë masat e reja anti-covid. Në shumë raste janë gjobitur, mirëpo më e rënda për ta është mbyllja totale e biznesit për 30 ditë, raporton T7.

Në cilin rast mund të ndodh kjo mbyllje ka treguar shefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.

Duke para situatën me Covid-19 në vendin tonë, Kadriu thotë që nuk mund të ofrojnë siguri maksimale në ushqim për konsumatorët.

Një agjencion tjetër që po merret me bizneset në Kosovë, është edhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Vetëm në kryeqytet janë mbyllur katër biznese dhe u është konfiskuara pasuria disa të tjerave, që i bie dhjetëfish më shumë raste nëse i krahasojmë me dy vitet paraprake.

Duke parë aktivitetin e kësaj agjencie, mund të imagjinohen edhe të hyrat që ka grumbulluar ky institucion.

Masat e reja kanë hyrë në fuqi me 30 gusht në Kosovë e që do të zgjasin deri më 13 shtator, ku do të bëhet edhe rivlerësimi i tyre.

Komento: