Katërvjeçari që u godit për vdekje nga një automjet në Zvicër, varroset sot në Fortesë të Rahovecit

09:26 | 14 Gusht 2025
Katërvjeçari që u godit për vdekje nga një automjet në Zvicër, varroset sot në Fortesë të Rahovecit

Katërvjeçari Lean Popaj, do të varroset sot në fshatin Fortesë të Rahovecit.

Ceremonia mortore për vogëlushin do të zhvillohet sot në fshatin Fortesë të Rahovecit, me fillim nga ora 13:00.

Ai e humbi jetën të hënën, si pasojë e një aksidenti tragjik në Zvicër.

Vogëlushi u godit për vdekje nga një furgon në rrugën Stahlstrasse, në St. Gallen.

“Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Popaj, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë e durim për të përballuar këtë dhimbje të rëndë. U prehtë në paqe engjëlli i vogël!”, thuhet në postimin e publikuar në faqen e fshatit Fortesë.

Komento: