Katër xhudistë nga Kosova po kërkojnë medalje në Kazakistan.
Nora Gjakova fitoi medaljen e argjendtë për Kosovën në Grand Sllemin e Kazakistanit, ndërsa veç saj, Kosova përfaqësohet edhe nga tre xhudistë tjerë.
Loriana Kuka, Akil Gjakova dhe Laura Fazliu janë poashtu pjesë e grupit që përfaqëson Kosovën atje.
42 shtete po marrin pjesë dhe mbi 300 atletë nga mbarë bota.
Kjo garë ka nisur të premten e 16 qershorit, vazhdon të shtunën dhe të dielën.
Ndeshjet për medalje, transmetohen direkt në kanalet e sportit në Artmotion nga ora 13:00.