KB Prishtina jep lajmin e mirë për tifozët, së shpejti transferime të reja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

KB Prishtina jep lajmin e mirë për tifozët, së shpejti transferime të reja

14:10 | 09 Shkurt 2019

Klibi i basketbollit, Prishtina ka mbajtur sot nëj konferencë për media.

Gjatë ditës së sotme, Presidenti i klubit basketbollistik të Prishtinës, Blerand Stavileci, drejtori i klubit, Florian Miftari dhe trajneri i klubit Damir Mulaomerovic mbajtën një konferencë për shtyp.

Presidenti i klubit, Stavileci u shprehë i gëzuar me suksesin historik të klubit, ku u kualifikuan në mesin e 16-të ekipeve më të mira në ‘FIBA Europe Cup’, transmeton Indeksonline.

Stavileci konfirmoj që tek ekipi i Prishtinës nuk ka krizë dhe nuk ka pasur asnjëherë.

Kurse Drejtori i klubit, Miftari foli për lojtarët e larguar së fundmi. Ai tregoi që me Demaro Mayfield kanë pasur një marrëveshje për tu larguar, kurse me Kyan Andersonin është blerë nga një ekip gjerman.

Tutje, Miftari paralajmëroi që brenda javës do të ketë transferime për pozitën 1 dhe pozitën 4.

Komento: