KE mesazh Kosovës dhe Serbisë: Harrojeni BE-në pa i zgjidhur problemet

16:20 | 07 April 2019

Margaritis Shinas, Zëdhënësi i Komisionit Evropian ka një mesazh për Kosovën dhe Serbinë.

Ai ka thënë se të dyja shtetet duhet t’i zgjidhin p me njëra-tjetrën nëse duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

“Problemet dypalëshe nuk duhet të importohen në BE. Është e nevojshme të vazhdohet procesi i dialogut.”, u shpreh Shinas për Tanjug.

Kurse në pyetjen se kur do të vazhdoj dialogu, komisionari evropian nuk ktheu përgjigje.

Ndërsa sa i përket taksës së vendosur nga Kosova për produktet serbe tha se nuk është sinjal që mbështet rrugën evropiane.

Kurse, i pyetur se a ka BE fuqi për të bindur Kosovën për ta hequr taksën, Shinas është përgjigjur kështu: “Unë mendoj se mesazhi kuptohet dhe do të vazhdojmë të paraqesim qëndrimin tonë”.

Komento: