KE: Situata në pikat kufitare Serbi-Mali i Zi të kthehet në normalitet

15:45 | 04 Qershor 2026
ke:-situata-ne-pikat-kufitare-serbi-mali-i-zi-te-kthehet-ne-normalitet

Komisioni Evropian ka reaguar ndaj ngjarjeve të djeshme në Mal të Zi, kur policia kufitare malazeze në Aeroportin e Tivatit mohoi hyrjen dhe i ktheu një grup qytetarësh serbë në Beograd.

“Jemi të vetëdijshëm për vendimin e autoriteteve kufitare malazeze që, për arsye sigurie dhe në përputhje me legjislacionin e tyre kombëtar, të ndalojnë hyrjen e një numri të caktuar personash nga Serbia”, tha Komisioni Evropian.

Gjithashtu, duke komentuar raportet e një numri të madh qytetarësh malazezë se atyre u është penguar ose u është vështirësuar hyrja në Serbi, Komisioni inkurajon një kthim në aktivitetet normale.

“Po monitorojmë situatën në pikat kufitare serbe dhe inkurajojmë një kthim në procedurat normale me qëllim parandalimin e ndërprerjeve të mëtejshme”, shtoi Komisioni.

Ata arrijnë në përfundimin se në një kohë kur Samiti BE-Ballkani Perëndimor thekson rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, respekti i ndërsjellë dhe dialogu janë të nevojshëm.

Komento: