Kearns: Më vjen mirë që Cameron ndodhet në Kosovë – koha të qëndrojmë së bashku, të palëkundur kundër irredentizmit

08:00 | 04 Janar 2024
kearns:-me-vjen-mire-qe-cameron-ndodhet-ne-kosove-–-koha-te-qendrojme-se-bashku,-te-palekundur-kunder-irredentizmit

Alicia Kearns, kryetare e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe ka thënë se i vjen mirë që ministri i Jashtëm, David Cameron ndodhet për vizitë në Kosovë.

Kearns në një postim në Twitter shkruan se është koha që të ngrisin zërin për Kosovën dhe të qëndrojnë të palëkundur kundër irredentizmit.

“Më vjen mirë të shoh David Cameron sot në Kosovë. Britania e Madhe ka një rol të rëndësishëm për të luajtur si një zë i pavarur dhe për të sfiduar mungesën e drejtësisë në Procesin e Berlinit.

Është koha që ne ta gjejmë forcën dhe zërin tonë për Kosovën dhe të qëndrojmë të palëkundur me ta kundër irredentizmit”, shkruan deputetja britanike.

 

 

Komento: