Kearns viziton familjen e policit të vrarë në veri: Më 24 shtator Afrim Bunjaku kishte shpëtuar shumë jetë

20:53 | 23 Tetor 2023
kearns-viziton-familjen-e-policit-te-vrare-ne-veri:-me-24-shtator-afrim-bunjaku-kishte-shpetuar-shume-jete

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka shkruar në platformën X për vizitën tre ditore në Kosovë.

Në mesin e fotografive, Kearn ka ndarë edhe fotografinë e vizitës te familja e Afrim Bunjakut.

Ajo ka thënë se më 24 shtator Afrim Bunjaku kishe shpëtuar shumë jetë.

”Jam nderuar nga familja e Afrim Bunjakut, policit të vrarë nga terroristët e 24 shtatorit. Me dashamirësi më ftuan në shtëpinë e tyre që të shpreh ngushëllimet e mia. Fjalët e mia nuk ua larguan kurrë dhimbjen, por Afrimi shpëtoi jetë atë ditë dhe unë doja të bëja nderimet e mia”, ka shkruar deputetja britanike.

Ajo ka shkruar edhe për takimin që e ka pasur me presidenten, Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurti, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama e aktivistë të shoqërisë civile.

Kearns ka thënë se është privilegj për të vizita e parë në Kosovë.

Postimi i plotë:

 

Komento: