Kearns – Vuçiqit: Ajo që fillon me dhunë dhe vrasje vazhdon përmes falsifikimit të historisë

03:08 | 27 November 2024
kearns-–-vuciqit:-ajo-qe-fillon-me-dhune-dhe-vrasje-vazhdon-permes-falsifikimit-te-historise

Deputetja britanike Alicia Kearns, i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, rreth deklaratave të tij për BBC-në.

Kearns tha se mohimi është një sulm i qëllimshëm dhe i kalkuluar ndaj të mbijetuarve.

“Mohimi është një sulm i qëllimshëm dhe i llogaritur ndaj të mbijetuarve. Është një armë që kërkon të lëndojë njerëzit dhe institucionet që kanë dalë nga hiri i luftës”, ka shkruar Kearns në “X”.

“Mohimi është vazhdimësi e krimeve – ajo që fillon me dhunë dhe vrasje vazhdon përmes falsifikimit të historisë”, theksoi ajo.

Ndërkaq Vuçiq, në intervistë derisa u pyet rreth zhvillimeve gjatë viteve të 90-ta, ai deklaroi se s’pajtohet për atë se kush ka qenë fajtor dhe përgjegjës për të gjitha gjërat e këqija që kanë ndodhur.

“Nuk pajtohem se kush ishte fajtor dhe kush ishte përgjegjës”, ishte shprehur Vuçiq.

Komento: