KEDS do t’i lë pa rrymë deri në 8 orë këto lagje të Prishtinës

10:00 | 13 October 2022

KEDS po vazhdon t’i lë qytetarët pa rrymë edhe në këto temperatura të ulëta.

Me arsyetimin se do të punohet në rrjet, KEDS ka njoftuar për rajonet ku sot pritet të ketë ndërprerje të energjisë elektrike si pasojë e punimeve në rrjet.

Në disa pjesë të kryeqytetit janë paraparë ndërprerje deri në 8 orë.

Njoftimi:

13.10.2022

Prishtinë

1.

TS 220/35/10kV Podujeva do të ndërprehet:

TS 10/0.4 kV Stadioni (Kodi:14000004020) nga ora 09:00 deri 10:00

Vendet: rr. Zahir Pajaziti, rr.Kongresi i Kastriotit ( një pjesë), rr.Lidhja e Prizrenit dhe rr.Besnik Restelica.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit – ndërrimi i kokave të dëmtuara 10kV.

Peja

1.

TS 110/10kV Deçani do të ndërprehet:

Dalja 10kV Strellci (Kodi 53000004) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Isniq, Lebushë, Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët.

Arsyeja: Punime ne zhvendosjen e rrjetit të tensionit të mesëm dhe të ulët, zgjerim i rrugës -evitim rreziku.

Mitrovicë

1.

TS 110/10(20) kV Vushtria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Studime (kodi: 73000013) prej ores 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Studime-2, TS Muharrem Zariqi, TS “Ariani company” te moteli, Migjeni, TSB Mbi asfallt, Begaj, Moteli, Rashicët, ETC, TSSH-Zjarrefikset (Studime), TSSH 2-Maji, Studime, Grupi i biznesit, Fabrika Ekstra dhe PROEX SH.P.K. Ylber Kuraja.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, montimi i konzollave për shkarkues katodik dhe energjizimi i kabllove te 10kV- evitim rreziku.

Punime në projekte investive

Prishtinë

1.

NS 110/10 kV Prishtina 6 do të ndërprehet:

TS 10/0.4 kV Faik Konica 2 (kodi: 19100001070) prej orës 09:00 -17:00

TS 10/0.4 kV Qyteza Pejton 2 (kodi: 19100001001) prej orës 09:00 -17:00

Vendet: Rr.Bulevardi Bill Kllinton ( një pjesë), rr.Mbreti Zog 1, rr.Gjure Gjakoviq (një pjesë), rr.Sejdi Kryeziu.

Arsyeja: Projekte investive, lidhjen (muf) të dy dalje ekzistuese.

Komento: