KEDS-i jep detaje për zjarrin në trafon afër stadiumit “Fadil Vokrri”

13:33 | 03 Prill 2024
keds-i-jep-detaje-per-zjarrin-ne-trafon-afer-stadiumit-“fadil-vokrri”

Një trafo sot është përfshirë nga zjarri afër stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

KEDS-i ka dalur me njoftim pas rastit.

Në njoftim thuhet se si pasojë e këtij zjarri, një numër i konsumatorëve kanë mbetur pa energji elektrike.

“Ju informojmë se para rreth një ore ka shpërthyer një zjarr në Nënstacionin Prishtina 3, me ç’rast një numër i caktuar i konsumatorëve nuk kanë rrymë. Aktualisht po punohet në pastrimin e hapësirave të shkaktuara nga zjarri, ndërkaq nuk dihet akoma se çka e shkaktoi atë”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Komento: