KEDS i largoi nga puna, punëtorët kërkojnë drejtësi para Gjykatës Kushtetuese – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

KEDS i largoi nga puna, punëtorët kërkojnë drejtësi para Gjykatës Kushtetuese

11:23 | 10 Qershor 2019

U larguan nga puna nga KEDS, punëtorët dalin në protesta.

Punëtorët e larguar nga KEDS-i kanë organizuar një protestë para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Punëtorët kanë protestuar në shenjë pakënaqësie pasi që kjo gjykatë qe 6 muaj nuk ka kthyer përgjigje në lidhje me ligjshmërinë e vendimeve të gjykatave.

Remzi Demaj, punëtor i larguar nga distrikti Prishtina tha se në takimin që kishin me përfaqësues të Gjykatës biseduan për rrjedhshmërinë e këtij rasti, për çka siç tha ai u kanë premtuar që shumë shpejt do të dalin edhe me një vendim.

“Po presin edhe nga Gjykata vendimin sa më shpejt që është e mundur. Vendimi do të jetë 100 për qind në favor të punëtorëve sepse në bisedën që e bëmë asnjë shkelje nuk ka bërë Gjykata Themelore. Premtimet ishin se brenda jave do të dalin me vendim”, tha ai.

Demaj tha se nuk e dinë pse ka ndodhur një vonesë e tillë. Por, sipas tij largimi që i është bërë punëtorëve, e që sipas tij janë 80 punëtorë të larguar, ka qenë e qëllimshme.

Protesta të ngjashme të punëtorëve të larguar nga KEDS-i ka pasur më herët gjatë këtij viti para Pallatit të Drejtësisë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!