KEDS i largoi nga puna, punëtorët protestojnë para Pallatit të Drejtësisë

08:14 | 23 Janar 2019

Punëtorët e larguar nga KEDS sot do të protestojnë para Pallatit të Drejtësisë.

Punëtorët e larguar nga KEDS-i sot protestojnë para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Po ashtu, veç protestës do të dorëzohet edhe një kallëzim penal ndaj menaxhmentit të KEDS-it.

Siç thuhet, protesta do mbahet në shenjë pakënaqësie ndaj gjykatës për mos veprim ndaj kësaj kompanie, pasi nuk po zbaton vendimet.

Protesta njëorëshe fillon në ora 10:00 para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë.

Komento: