KEDS lë në terr gjysmën e Pejës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

KEDS lë në terr gjysmën e Pejës

23:59 | 20 Nëntor 2019

Peja po vazhdon të këtë probleme me enërgjinë elektrike.

Avarit energjetike në Pejë, të ngjashme në dy javët e fundit sërish janë rikthyer në Pejë.

Kablloja e prishur kësaj radhe ka lënë pa rrymë një pjesë të madhe të qytetit tek zona e Spitalit Rajonal.

Nga ora 14:00 një pjesë e madhe e qytetit të Pejës, kryesisht lagjja e spitalit dhe ato për-rreth kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

Sipas Qendrës së thirrjeve të KEDS-it, bëhet fjalë për një avari të kabullit nëntokësorë.

KEDS thotë për RADIO 1, se ekipi nga Prishtina janë nisur për në Pejë dhe sanimi i avarisë për ta rikthyer energjinë elektrike pritet të ndodhë diku pas orës 24:00 në mesnatë.

Rastet me arsyetimin se ka prishje të kabllove, ngjajnë me njëra tjetrën në këto dy javët e fundit në qytetin e Pejës! Qytetarët kanë filluar të humbin durimin.

Komento: