KEDS lë pa rrymë që 4 orë gjysmën e Fushë Kosovës

13:28 | 16 Dhjetor 2018

Në këto tepmeratura të ulëta, KEDS ka lënë pa rrymë gjysmën e Fushë Kosovës.

Ka më shumë se katër orë që gjysma e Fushë Kosovës ka mbetur pa energji elektrike, ndonëse vendi sot po përballet me temperatura të ulëta.

Shumë qytetarë që jeton në këtë qytet po thonë se situata është alarmante, për shkak të temperaturave të ulëta.

Të dielën që nga mëngjesi në qendrën e thirrjeve të kësaj kompanie askush nuk po lajmërohet, deri sa as zëdhënësi Viktor Buzhala nuk është lajmëruar në telefonin e tij.

Komento: