Ekspertët e KEDS-it thonë se 70 për qind e faturës së përgjithshme të energjisë elektrike faturohet vetëm nga ngrohja.
KEDS u ka bërë thirrje konsumatorëve që është domosdoshme të menaxhojnë shpenzimet enorme dhe të përdorin energjinë në mënyrën më efiçiente të mundshme derisa çmimi i energjisë elektrike po rritet dita-ditës në tregun ndërkombëtar si përgjigje ndaj klimës politike dhe asaj energjetike.
Ekspertët e KEDS-it thonë se 70 për qind e faturës së përgjithshme të energjisë elektrike faturohet vetëm nga ngrohja.
Duke ditur se ngrohja me energji nënkupton edhe fatura të larta, bashkë me të edhe ngarkesë e sistemit elektroenergjetik, KEDS udhëzon që të shmanget ngrohja me energji elektrike nëse konsumatorët tanë gjejnë alternativa tjera.
Madje, KEDS nëpërmje një kumtese ka treguar disa mënyra se si konsumatorët mund të kursejnë energjinë elektrike për veten dhe atë ta shpërndajnë tek të gjithë konsumatorët.
“Shmangeni tërësisht ngrohjen me energji elektrike nëse keni alternativa tjera të ngrohjes, Uleni termostatin e ngrohjes në 19 gradë, Ndaleni për së paku dy orë ngrohjen me energji elektrike gjatë ditës, Ndaleni ngrohjen në ambientet ku nuk qëndroni gjatë (dhomë të gjumit, korridore, banjo)” thuhet në njoftim.
Sipas KEDS-it këto udhëzime përkojnë me udhëzimet që shtetet evropiane ua kanë transmetuar qytetarëve të tyre për shkak të krizës së madhe energjetike që e ka kapluar Evropën si rezultat i luftës në Ukrainë.