KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës në këto vende

22:39 | 29 Dhjetor 2020

KEDS ka paralajmëruar ndërprerje të rry,ës në disa vende të Kosovës.

Kompania për distribuimin e energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se për nesër ka paraparë punime në projekte investive dhe për siguri të sistemit.

Punime është planifikuar të kryhen vetëm në rajonin e Prishtinës dhe si rezultat do të ketë ndërprerje të energjisë vetëm në disa lokalitete të këtij rajoni.

Ky është orari:

Punime në projekte investive

Data e punimit: 30-12-2020

1.

TS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV J11 Matiçani (Kodi: 19000041) prej orës 09:00 deri në ora 21:00

Vendet: TS Mati 1, 2, 3, 4, Zllatar dhe TS Rezervuari 4.

Arsyeja: Realizimi i lidhëseve dhe energjizimi i trafos së re.

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Data e punimit: 30-12-2020

1.

TS 110/10(20)kV Prishtina 5 do të ndërprehet:

TS.10/04 kV Kodra e Trimave – 12 (Kodi: 13000016034) prej orës 10:00 deri në ora 11:00

Vendet: rr.Vlora, rr.Rugova dhe rr.Xhevat Begolli.

Arsyeja: Vendosja e grupeve matëse pas ndërrimit të transformatorit.

Komento: