KEDS publikon hartën menorat të reduktimeve të rrymës

15:31 | 15 Gusht 2022

Cili është orari i reduktimeve të rrymës, KEDS publikon hartën.

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), ka njoftuar për orarin e reduktimeve të rrymës të cilat janë paralajmëruar të ndodhin qysh nga sot.

Përmes një njoftimi në Facebook, KEDS-i ka bërë të ditur orarin e reduktimeve të rrymës përmes hartës.

“Duke qenë se kriza energjetike tashmë është thelluar në vendin tonë për shkak të pamundësisë për t’i mbuluar çmimet e importit, kufizimet e planifikuara me energji elektrike kanë filluar për të gjithë konsumatorët. Këto kufizime sipas planit të dërguar nga KOSTT, do të vazhdojnë të jenë rreth 2 orë për secilin grup të konsumatorëve, në periudha të ndryshme të ditës”.

“Informimi i konsumatorëve për kohën e kufizimeve të planifikuara është duke u bërë përmes ueb-faqes së KEDS, më saktësisht përmes hartës, ku konsumatorët mund të shohin kufizimet e planifikuara që do të ndodhin në pikën matëse të saj/tij apo të lagjes ku jeton. Së pari zgjidhni distriktin tuaj, p.sh Mitrovicë (DMI) dhe shënoni shifrën e konsumatorit, të cilën mund ta gjeni në faturën tuaj. Më pas harta do të shfaqë orarin e kufizimeve për atë zonë”, thuhet në njoftim.

Komento: