KEDS reagon pas akuzave se njëhsorët e rrymës bëjnë matje të pasaktë të harxhimeve të qytetarëve

16:45 | 25 Mars 2026
keds-reagon-pas-akuzave-se-njehsoret-e-rrymes-bejne-matje-te-pasakte-te-harxhimeve-te-qytetareve

KEDS ka reaguar përmes një komunikate për media pas akuzave të bëra sot nga një zyrtar i LDK’së se njehsorët matës të energjisë elektrike nuk llogarisin saktë shpenzimet që bëjnë qytetarët.

KEDS në reagim thonë se matësit e energjisë kalibrohen dhe sinkronizohen me kohën zyrtare në momentin kur vendosen dhe se kanë siguri maksimale.

“Sistemet e matjes janë të dizajnuara në mënyrë që çdo konsumator të përfitojë në mënyrë të barabartë dhe të drejtë nga aplikimi i tarifave, përfshirë tarifat e ulëta, sipas përcaktimeve të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).Sinkronizimi i orës në njehsorë është realizuar me një nivel të lartë precizioni, duke garantuar që të gjithë konsumatorët kalojnë në tarifën e ulët në të njëjtën kohë  në përputhje të plotë me rregullat dhe standardet në fuqi”, thuhet në reagim.

“Në raste të izoluara, mund të ndodhin devijime të vogla për arsye teknike, por edhe në këto raste kohëzgjatja e përfitimit me tarifë të ulët dhe të lartë është e saktë. Pasiqë kohëzgjatja është e matjeve tarifore është e saktë, por ka ndonjë shpërputhje kohore,  KEDS reagon menjëherë ndaj çdo ankese apo vërejtjeje nga konsumatorët. Ekipet tona teknike verifikojnë situatën në terren dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme për zgjidhjen e shpejtë dhe profesionale të çdo problemi.

Prandaj ne kërkojmë nga Partitë politike dhe të gjitha palët tjera që të përmbahen nga deklaratat e pa verifikuara që nuk përkojnë me realitetin”, thuhet tutje.

Komento: