Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se sot, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.
Si rezultat i kësaj, ndërprerje të rrymës do të ketë vetëm në disa lokacione në rajonin e Prishtinës dhe të Gjilanit.
Prishtinë
1.
Nga NS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërprehet:
Dalja 10kV J14 Bajqinë-Pollatë (kodi: 14000014) në dy termine nga ora 10:45 deri 11:00 dhe nga ora 14:45 deri 15:00
Vendet: Buzëllap, Doberdol, Kërpymeh, Metehi, Repë, Pollat, Dvorisht, Zhiti, Sylevicë, Brecë, Tërnavicë, Marincë, Bradash, Peran, Bajqinë, Murgull, Pakashticë e Poshm dhe rr,Vlora.
Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i urave të tensionit të mesëm.
2.
NS 220/35/10 kV Podujeva
Nga Dalja 10kV J14 Bajqinë-Pollatë do të ndërprehet:
TS 10/0.4 kV TS Zakutë 1 (kodi: 14000014166) nga ora 10:45 deri 15:00
Vendet: Zakuta 1.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri- punime në NS 10/0.4 kV Bajqinë te shkolla.
3.
NS 220/35/10 [kV] Podujeva
Nga LP 10kV J22 Podujeva 5 do të ndërprehet:
TS 10/0.4 kV TS Polonicat 1 (kodi: 14000005026) nga ora 10:00 deri 14:30
Vendet: Një pjesë te Polonica 1.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri, demontim i shtyllës 0,4kV.
1.
NS 220/35/10[kV] Podujevë
Nga Dalja 10[kV] J11 Ballovci do të ndërprehet
NS 10/0.4[kV] Syrkish 3 (kodi: 14000008189) prej orës 09:00 deri në ora 18:00
Vendet: Një pjesë e rr. Ali Ajeti.Arsyeja: Projekte investive, ngritja e shtyllave nën tension.
Gjilan
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
1.
Nga TS 110/35/10kV Vitia do të ndërprehet:
Dalja 10kV Gërmova (kodi: 61067003) prej orës 11:00 deri 15:00
Vendet: Gërmovë, Gërmovë e Ulët, Sodovinë, Pompa Lindi, Mobilieria, Plastika, Remniku i ri, Goshice Kulla, Vërban si dhe BRRE EKO Energy.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri- rritja e fuqisë së transformatorit nga 250kVA në 400kVA TS-045 Vërban Shavarinët.
Dalja ka BRRE!