KEDS vjen me këshilla: Fikni dritat natën kur s’ju duhen

22:43 | 11 September 2022

Vendi ynë javëve të fundit ka pasur shumë reduktime.

Kur e keni dritën e diellit, mos u ndriçoni me rrymë. Kurse natën, fikni dritat kur s’ju duhen.
Këto janë dy prej këshillave që shpërndarësi i rrymës KEDS i ka përfshirë në fushatën vetëdijesuese për konsumatorët.

Kjo kompani ka dhënë rekomandime për mënyra dhe teknika të kursimit për ta zbutur krizën energjetike që pritet të rëndohet me uljen e temperaturave.

Një manual të tillë për qytetarët ende nuk e ka bërë shteti. Por Ministria e Ekonomisë i tha Klanit se njëherë janë duke u marrë me këtë punë.

“Komiteti Teknik Emergjent është duke punuar në identifikimin e rekomandimeve sa i përket masave që duhet të ndërmerren nga ME/Qeveria lidhur me kursimin e energjisë por edhe masave të tjera, me qëllim të tejkalimit sa më të lehtë të krizës energjetike”, thuhet në përgjigjen e ministrisë, raporton klankosova.

Sipas njohësit të fushës, Lulzim Syla, thotë se qeveria është dashur më herët ta ketë të gatshëm manualin. Ky shton se duhet të bëhet një auditim i përgjithshëm që të shihen mundësitë e kursimit të energjisë.

Syla beson se qeveria do të jetë më serioze sivjet në këtë drejtim. Vitin e kaluar patën ngjallur debat këshillat e kursimit, sidomos për ndaljen e joystick-ëve.

Deri tash, ekzekutivi e ka nxitur kursimin e rrymës duke thënë se do t’i subvencionojë ata që u vjen fatura më lirë se muajin e njëjtë të vitin e kaluar.

Komento: