Kejvina bëhet brune: Meqë imazhin mbas bigut se ndryshoj dot thash të ndryshoj flokët

00:08 | 12 Mars 2023

Modelja Kejvina Kthella ka ndryshuar pamje së fundmi.

Nga biondina joshëse, tani është bërë brune dhe me flokë të gjatë.

Por, ajo që mori vëmendje është mbishkrimi i saj që ka bërë në postim.

“Meqë imazhin mbas bigut se ndryshoj dot thash të ndryshoj flokët”, ka shkruar ajo teksa pranoj mijëra pëlqime dhe komente.

Kujtojmë se, ky mbishkrim i Kejvinës ka të bëjë pas skualifikimit nga Big Brother VIP Albania me që e goditi me shuplakë banorin tjetër, Luiz Ejlli.

Komento: