Kejvina gabon që në hyrje, lë banorët pa bukë një javë?

23:59 | 24 Dhjetor 2022

Modelja e njohur Kejvina Kthellës, hyri në shtëpinë e Big Brother VIP.

Ndërkaq, ajo kishte për detyrë t’i përçojë banorëve provën e javës të përcaktuar nga vëllai i madh.

Kejvina njihet për memorien e saj ndaj edhe Vëllai i madh vendosi ta testojë pa hyrë mirë.

Arbanae shpjegooi porosinë shumë shpejt, por Kejvina duhej ta shpjegonte atë me detaje te banorët, në të kundërt rrezikojnë buxhetin e javës.

“Në dhomën e punës ndodhen 1634 dhurata , lodra , me mjete pune ,fjongo , kuti, të cilat duhen paketuar nga banorët”, tha Arbana.

Por sapo Kejvina shkoi te banorët harroi detajet, duke rrezikuar kështu suksesin e tyre në vijim.

Komento: