KEK jep detaje për zjarrin në afërsi të Termocentralit Kosova B

16:58 | 08 Mars 2022

Zjarr në afërsi të Termocentralit Kosova B, KEK-u jep detaje.

Korporata Energjetike e Kosovës ka dhënë informacione më të detajuara për zjarrin që ishte përhapur në afërsi të Termocentralit Kosova B.

Në njoftim KEK-u thotë se zjarri ka shpërthyer në një deponi të hedhurinave ri-cikluese.

Më tutje bëhet e ditur se zjarri është shuar nga zjarrfikësit e KEK-ut.

“Zjarrëfikësit e KEK-ut shuajnë zjarrin në një deponi në Obiliq. Korporata Energjetike e Kosovës, sot rreth orës 11:53, ka pranuar informatën se në një deponi të hedhurinave ri-cikluese e cila ndodhet në afërsi të Termocentralit Kosova-B, ka ndodh një shpërthim zjarri. Lidhur me këtë ngjarje, ekipi i zjarrë fikjes dhe shpëtimit duke respektuar standardin e intervenimit S 1+2, menjëherë ka dalë në vend ngjarje dhe me te arritur kanë filluar aktivitetin e shuarjes se zjarrit, me ç’ rast zjarri është lokalizuar në kohë optimale. Më pas është dërguar edhe një kamion furnizues dhe zjarri është shuar në tersi”, thuhet në njoftim.

Komento: