Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) përmes një komunikate për media njofton se Bordi i saj ka miratuar propozimin e menaxhmentit për ndarjen e një sasie të thëngjillit për shkollat e komunës së Podujevës.
Sipas tyre, ky vendim është një tregues i bashkëpunimit të ngushtë mes KEK-ut dhe komunave, me fokus të veçantë në angazhimin e KEK për mbështetje ndaj komunitetit dhe interesit publik.
Sipas këtij vendimi, KEK do të ndajë 1200 tonë thëngjill për të ndihmuar institucionet arsimore, duke siguruar ngrohjen e 29 shkollave të komunës së Podujevës për gjatë sezonit dimëror. Kjo do të kontribuojë në krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Bordi ka marrë këtë vendim pasi është siguruar nga menaxhmenti se sasia e thëngjillit nuk do të ndikojë në furnizimin e dy termocentraleve.
KEK mbetet e angazhuar për të forcuar marrëdhëniet me komunitetin dhe për të ofruar zgjidhje që përmirësojnë kushtet e jetësës për qytetarët e vendit, thuhet në fund të komunikatës. / Front Online /