Korporata Energjetike e Kosovës sot ka lëshuar një komunikatë në lidhje me vendimin e Gjykatës e cila ka shpallur të pafajshëm të implikuarit në rastin e quajtur ‘KEK-u’.
Më poshtë mund të lexoni komunikatën e plotë të KEK-ut
Historia e hetimeve të filluara në tetor të vitit 2012 rreth dyshimeve të pabazuara për keqpërdorime në tenderin e sigurimit fizik të Korporatën Energjetike të Kosovës është mbyllur sot.
Gjykata Themelorë në Prishtinë ka thënë fjalën e fundit me të cilën është vërtetuar se nuk ka pasur asnjë shkelje ligjore dhe nuk është vërtetuar asnjë provë e pretenduar se zyrtarët e KEK-ut të kenë bërë shkelje ligjore apo çfarëdo çofshin ato.
Ky vendim edhe një herë vërteton pastërtinë dhe përkushtimin e zyrtarëve të KEK-ut qe me përgjegjësi të lartë juridike i kryem obligimet dhe detyrat tona siç parashihen me ligj dhe në të mirë të Korporatës, qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.
E kemi sqaruar me dhjetëra herë se e gjithë akuza e ngritur është e pabazuar dhe nuk ka pasur asnjë shkelje gjatë këtij procesi, por në vazhdimësi jemi sulmuar dhe kritikuar njëanshëm me spekulime nga me të ulëtat. Prandaj sot ndjehemi mirë dhe e kemi mirëpritur këtë vendim të Gjykatës për përfundimin e kësaj çështje.
Opinioni publik dhe gjithë akterët në proces, përfshire edhe ata të drejtësisë ndërkombëtarë, tashme e kanë të vërtetuar me verdikt të Gjykatës se asnjë zyrtar i KEK-ut nuk ka qenë i përfshirë në afera apo shkelje ligjore siç është spekuluar me qindra herë gjatë këtyre 6 viteve të fundit.
Mbetemi të përkushtuar që në çdo proces të jemi transparent dhe të ofrojmë bashkëpunimin e pa rezervë me të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare ligjvënëse në Kosovë.