KEK njofton se njësia B-1 kthehet në operim pasi u bë remont

23:01 | 18 Gusht 2024
kek-njofton-se-njesia-b-1-kthehet-ne-operim-pasi-u-be-remont

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar të dielën se njësia B-1 e Termocentralit Kosova B, është kthyer në operim normal.

Siç thuhet në njoftimin e KEK’ut gjendja e saj është stabile dhe njësia tashmë është sinkronizuar me rrjetin.

Sipas kësaj korporate, ishin zotuar që kjo njësi do të rikthehet në operim brenda afateve të parapara.

“Përfundon remonti i rregullt vjetor, njësia B-1 është kthyer në operim Sot, me datë: 18.08.2024, pas përfundimit të testimeve të rregullta para startimit,  njësia B-1 e Termocentralit Kosova B, është kthyer në operim normal, gjendja e saj është stabile dhe njësia tashmë është sinkronizuar me rrjetin. Pra falë angazhimit dhe vullnetit të gjithë stafit të TCB-së, rezulton që në këtë njësi kanë përfunduar me sukses të gjitha punimet të cilat ishin planifikuar në remontin e rregullt vjetorë”.

“Për më shumë, në njësinë B1 të TC Kosova B, me dt: 15.07.2024, bazuar në bilancin  e aprovuar energjetik, kishin filluar punimet për realizimin e remontit të rregullt vjetor (35 ditore) dhe ditë më parë gjatë inspektimit të punimeve nga Kryeshefi Ekzekutiv, z. Bekir Gërguri, menaxhmenti i TC Kosova B, kishte njoftuar se të gjitha punët janë duke u realizuar sipas dinamikës dhe ishin zotuar që kjo njësi do të rikthehet në operim brenda afateve të parapara”, thuhet në njoftim.

Komento: