KEK padit Janina Imerin, paralajmëron veprime ligjore ndaj “dezinformatave”

18:26 | 19 Janar 2026
kek-padit-janina-imerin,-paralajmeron-veprime-ligjore-ndaj-“dezinformatave”

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se ka parashtruar padi ndaj Janina Imeri, lidhur me, siç thuhet, përhapjen e informatave të rrejshme dhe pretendimeve që dëmtojnë integritetin institucional të Korporatës.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti tashmë është në shqyrtim nga organet kompetente të drejtësisë. KEK ka theksuar se do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore të nevojshme për të ndaluar propagandën dhe denigrimin, përfshirë rastet kur këto veprime vijnë nga zyrtarë publikë.

Në reagimin e saj, Korporata ka mohuar çdo pengesë në qasjen në informacione zyrtare, duke nënvizuar se të dhënat e KEK-ut janë publike, transparente dhe të verifikueshme përmes ueb-faqes zyrtare, si dhe të krahasueshme me të dhënat e KOSTT-it.

Komento: