KEK reagon: Blloku A5 është ndalur sipas planit, ka punuar mbi 76 ditë pa ndërprerje

09:13 | 22 July 2022

Reagon sërish KEK: Blloku A5 është ndalur sipas planit, ka punuar mbi 76 ditë pa ndërprerje.

Korporata Energjetike e Kosovës ka reaguar sërish pas raportimeve të mediave se ndalja e prodhimit në njësinë A5 në Termocentralin Kosova A, s’ka qenë e planifikuar.

Nga kjo ndërmarrje kanë thënë se Blloku A5 është ndalur sipas planit të revizionit të përditësuar për 6 mujorin e dytë në procedurë të rregullt duke respektuar udhëzimet teknologjike, meqë ka punuar mbi 76 ditë pa ndërprerje.

“Me qëllim të sqarimit të drejtë të opinionit publik i njoftojnë qytetarët e Republikës së Kosovës se gjendja e termocentraleve dhe blloqeve është si më poshtë: Blloku A5 është ndalur sipas planit të revizionit të përditësuar për 6 mujorin e dytë në procedurë të rregullt duke respektuar udhëzimet teknologjike. Lidhur me këtë, blloku A5 ka punuar mbi 76 ditë pa ndërprerje dhe është paraqitur nevoja për ndalje dhe intervenim të rregullt.

Gjithashtu prodhimi i kësaj njësie është zëvendësuar tanimë nga deponimet në KESH dhe KEK është duke ofruar kapacitetin në dispozicion sipas planit”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Ditën e sotme, e enjte 21 korrik 2022, nga mjetet e informimit publik jemi vënë në dijeni se ka pasur raportime e deklarime publike të shtrembëruara mbi remontin/riparimin e njësisë A5 në KEK dhe insinuatave mbi gjendjen e tyre.

Me qëllim të sqarimit të drejtë të opinionit publik i njoftojnë qytetarët e Republikës së Kosovës se gjendja e termocentraleve dhe blloqeve është si më poshtë:

Blloku A5 është ndalur sipas planit të revizionit të përditësuar për 6 mujorin e dytë në procedurë të rregullt duke respektuar udhëzimet teknologjike. Lidhur me këtë, blloku A5 ka punuar mbi 76 ditë pa ndërprerje dhe është paraqitur nevoja për ndalje dhe intervenim të rregullt.

Gjithashtu prodhimi i kësaj njësie është zëvendësuar tanimë nga deponimet në KESH dhe KEK është duke ofruar kapacitetin në dispozicion sipas planit.

Lidhur me këtë, KEK kërkon nga të gjithë palët që të marrin qëndrimin zyrtar nga KEK dhe të mos bien pre e spekulimeve mbi bazën e burimeve jo zyrtare që përveç që po tentojnë të dëmtojnë besueshmërinë e KEK-ut, po provojnë të krijojnë dhe gjendjen e panikut tek publiku i gjerë.

Komento: